You are here
Home > Kombëtarja > Më në fund Eros Grezda! I shënon Lokomotivës së Moskës, Osijeku po e “ringjallë”

Më në fund Eros Grezda! I shënon Lokomotivës së Moskës, Osijeku po e “ringjallë”

Eros Grezda është rikthyer të shënojë gol dhe këtë herë ndaj Lokomotivës së Moskës. Këtu nuk po flasim për ekipet e dyta apo të rinjëve, siç ishim mësuar më herët kur sulmuesi shqiptar luante tek të rinjtë e Rangersit.

Tashmë është rikthyer te Osijeku, klubi që e bëri të njohur dhe ku shënonte rregullisht. Pjesa e parë është mbyllur mes skuadrës kroate dhe Lokomotivës së Moskës, në shifrat 2-0. Goli i parë ka ardhur në minutën e 17 të takimit nga Eros Grezda, që në 10 metra distancë me portierin, nuk e ka pasur të vështirë për të dërguar topin në rrjetë. Futbollisti shqiptar ka bërë një hap pas në karrierën e tij, por shpreson se Osijeku do ta rikthehej edhe njëherë në qendër të vëmendjes.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top