You are here
Home > Futboll Bota > Më mirë nuk mund të kishte, talenti shqiptar shënon në debutim në “Eredivisie”

Më mirë nuk mund të kishte, talenti shqiptar shënon në debutim në “Eredivisie”

Marius Vrushaj është një nga talentet me origjinë shqiptare më në zë të momentit. Pak ditë më parë ai u transferua në kampionatin hollandez, nga skuadra e Olimpiakosit tek ekipi i Willemit II. Pikërisht me këta të fundit, Vrushaj ditën e sotme bëri edhe debutimin e tij, teksa arriti edhe të shënonte. Një debutim ky që nuk kishte si të shkonte më mirë për mesfushorin, ku u aktivizua në minutën e 75 dhe realizoi në minutën e 92, duke dyfishuar shifrat për skuadrën e tij të re.

Me golin e realizuar ditën e sotme, duket se mesfushori ka fituar besimin e trajnerit, ku me kalimin e javëve me shumë mundësi do ta shohim të ketë më shumë minuta në dispozicion. Vrushaj ka bërë hapin më të rëndësishëm në karrierën e tij që u transferua tek Willemi II, pasi mendohet se do ta ketë më të lehtë të afirmohet në skenën europiane, ndryshe nga kampionati grek, kur edhe hapësirat për të tek Olimpiakosi ishin tepër të vogla.

Ky futbollist ka luajtur me të rinjtë e Greqisë, gjithsesi shanset janë të mëdha që t’i bashkohet kuqezinjve. Gjithçka do të bëhet më e qartë në ditët në vijim, por deri atëherë duhet të presim dhe shijojmë spektaklin që do të dhurojë Vrushaj. /Shqiperia.ch/

Vrousai Goal – Debut for Willem II from Prosport Europe on Vimeo.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top