You are here
Home > Kombëtarja > “Më ka fyer nga kombësia”! Lojtari që u godit me grusht reagon: Grezda po thotë gënjeshtra, nuk ka ndodhur kjo

“Më ka fyer nga kombësia”! Lojtari që u godit me grusht reagon: Grezda po thotë gënjeshtra, nuk ka ndodhur kjo

Tema e ditës në Kroaci është ndeshja mes Rijekës dhe Osijekut e zhvilluar në mbrëmjen e djeshme dhe e mbyllur në shifrat 3-2. Bëhej fjalë për gjysmëfinalen e Kupës, por që Eros Grezda e ka eklipsuar gjithçka, pasi të gjithë janë duke trajtuar sherrin e tij.

Menjëherë pas përfundimit të takimit, sulmuesi shqiptar ka pritur Antonio Colak të Rijekës duke e goditur me grusht. “Më ka fyer në baza personale dhe nga kombësia”, kjo ishte mënyra sesi Grezda u shfajësua. Por nga ana tjetër kemi edhe versionin e vetë futbollistit që u godit, i cili e ka hedhur poshtë një tezë të tillë.

“Mua më vjen keq që ka ndodhur ai incidenti sepse nuk kam pasur probleme as me Grezdën dhe as me lojtarët e Osijek, brenda dhe jashtë fushe. Emocionet janë në fushë, por jashtë saj ne i zgjasim dorën njëri-tjetrit dhe jemi miq të sportit. Kur mendova se sulmi fizik që më bëri Grezda ishte gjëja më e keqe që ndodhi, lexova edhe ato gënjeshtrat që ka thënë sot në deklaratën e tij, që unë paskam fyer atë në bazën kombëtare.

Kjo nuk ka ndodhur dhe nuk ka të bëj fare me të vërtetën. Shpresoj se do të marrë ekspertët dhe ta ndihmojnë sepse më kanë thënë se ky nuk është incidenti i tij i parë i kësaj natyre. Qendrova i qetë sepse nuk dua të jap leksione të dhunës dhe është mesazh i gabuar për të rinjtë, sepse ne duhet të jemi modelet e tyre”, ka thënë Colak./Sport Ekspres/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top