You are here
Home > Futbolli Shqiptar > “Më ftoi në shtëpinë e tij”, portieri i Çekisë tregon planin e Rashicës për ta nxjerrë jashtë formës

“Më ftoi në shtëpinë e tij”, portieri i Çekisë tregon planin e Rashicës për ta nxjerrë jashtë formës

Milot Rashica do të jetë mungesa e madhe e Kosovës në dy takimet që dardanët do të luajnë ndaj Çekisë dhe Anglisë. Pas dëmtimit të pësuar së fundmi në “Bundesligë”, ylli i Kosovës e ka thurrur planin për t’i ndihmuar përfaqësueses.

Këtë e ka treguar portieri i Çekisë, Pavlenka, që luan në të njëjtën skuadër me Rashicën, te Werder Bremeni. “Më ka ftuar në shtëpi për një festë të madhe. Kështu unë do të humbisja energji dhe nuk do ta isha në formë me Kosovën”, u shpreh duke qeshur Pavlenka.

Çekia është kundërshtari direkt për Kosovën sa i përket vendin të dytë, të paktën momentalisht, duke parë renditjen në këtë grup të kualifikueseve të Europianit.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top