You are here
Home > Kombëtarja U-19 > Mbyllet ndeshja e Shqipërisë U-19 me Realin e Madridit, Ernest Muçi me gol të shkëlqyer

Mbyllet ndeshja e Shqipërisë U-19 me Realin e Madridit, Ernest Muçi me gol të shkëlqyer

Shqipëria U-19 ka humbur ndaj Realit të Madridit në shifrat minimale për “International Memorial Tournament”. Kjo ishte ndeshja e parë e këtij turneu, ndërsa spanjollët arritën të fitonin me rezultatin 1-2.

Aranda kaloi të parët në avantazh ekipin e Realit, ndërsa në minutën e 36-të erdhi edhe dyfishimi nga Martin. Pjesa e dytë do të rregjistronte edhe golin e vetëm për kuqezinjtë.

Autori do të ishte talenti Tiranës, Ernest Muçi, që me një goditje nga jashtë zone do të realizonte një gol vërtet të bukur. Rezultati u mbyll në këto shifra, pavarësisht dëshirës së Kombëtares për të vendosur barazimin. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top