You are here
Home > Kombëtarja > Mbajini shënim këto emra! Kolaj dhe Sula, brezi i artë i sulmit të Shqipërisë së Bushit

Mbajini shënim këto emra! Kolaj dhe Sula, brezi i artë i sulmit të Shqipërisë së Bushit

Aristidi Kolaj dhe Din Sula janë emrat për t’u mbajtur shënim nga Shqipëria U-21. Kuqezinjtë e Alban Bushit do të kenë tre ndeshje në qershor, me një kalendar shumë të ngjeshur, pasi do të përballen me Turqinë dhe më pas në dy miqësore me Uellsin.

Zakonisht jemi mësuar që te kuqezinjtë të vuhet për sulmues, por këtë herë historia po ndryshon. Lojtarët nga të cilët pritet më shumë, janë pikërisht të këtij roli. Fillimisht duhet të përmendim Din Sulën, futbollistin që vjen nga Waasland Beveren në elitën belge.

Shtatlarti Sula ka luajtur edhe me të rinjtë e Belgjikës, por zgjodhi që të përfaqësonte përfundimisht atdheun. Nga krahu tjetër, ështe edhe Aristidi Kolaj i Sasuolës për t’u pasur në vëmendje. Megjithëse ky sezon ka qënë shumë i vështirë për shkak dëmtimi, Kolaj ka gjithë aftësitë e duhura për të bërë diferencën në fushë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top