You are here
Home > Futboll Bota > Mavraj shpëton nga Liga e Tretë e Gjermanisë? Në klubin që e sponsorizoj në “Bundesligë”

Mavraj shpëton nga Liga e Tretë e Gjermanisë? Në klubin që e sponsorizoj në “Bundesligë”

Para mbërritjes në Kombëtare, Mërgim Mavraj përjetoi momentin më të vështirë të karrierës sa i përket pjesës së ekipit. Me Ingolshtadin, kapiteni i Kombëtares pësoi rënien nga kategoria e dytë e Gjermanisë në fazën “Play Off”.

Teorikisht në sezonin e ardhshëm e pret Liga e Tretë, por sigurisht që njeriu që mban shiritin te Shqipëria, nuk mund të luajë në këto nivele. Sipas asaj që raportohet së fundmi nga mediat gjermane, për Mavrajn është hedhur ideja e rikthimit te Greuther Furth.

Pikërisht në skuadrën ku ka qënë para disa vitesh, madje prej andej do të spikaste për t’u ngjitur në “Bundesligë”. Greuther Furth arriti të mbijetonte këtë sezon, duke qëndruar vetëm pak vende më lartë se Ingolshtadi dhe zona e ftohtë. Por kjo skuadër vuan për qendërmbrojtës pas disa largimeve dhe sipas të gjitha gjasave, do të vijë zyrtarizimi i Mavrajt në ditët në vazhdim. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top