You are here
Home > Kombëtarja > Marash Kumbulla do të jetë ndaj Milanit, shansi i artë për mbrojtsin e Kombëtares

Marash Kumbulla do të jetë ndaj Milanit, shansi i artë për mbrojtsin e Kombëtares

Marash Kumbulla është një nga surprizat e bukura të lojtarëve shqiptarë në Seria A. I dalë nga të rinjtë e Veronës, ky mbrojtës jo vetëm që u grumbullua me ekipin e parë tek elita e futbollit, por ka zënë edhe vendin e titullarit të padiskutueshëm në formacion.

Trajneri Reja e ftoi edhe në ndeshjet e fundit që zhvilloi Kombëtarja e Shqipërisë, por pa u aktivizuar. Në prapavijë konkurrenca është e madhe dhe diferenca që mund të japë Kumbulla që është ende në moshë të vogël, nis që nga Italia.

Madje në ndeshjen e radhës, atje ku Verona do të ketë përballë Milanin. Një paraqitje pozitive e mbrojtësit në fjalë do të merrte jo vetëm vëmendjen e ambientit në Itali, pasi do të ishte e disata radhazi, por do të bënte Rejën që të mendonte edhe më shumë për aktivizimin e tij në Kombëtare. Një provë force dhe maturie, për të treguar se është gati për të luajtur edhe në nivelet dhe kundërshtarëve më të njohur.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top