You are here
Home > Kombëtarja > Manaj zgjidh ndeshjen, trajneri i Albacetes e vlerëson: Ai është një sulmues i madh

Manaj zgjidh ndeshjen, trajneri i Albacetes e vlerëson: Ai është një sulmues i madh

Rei Manaj ka zgjidhur një takim delikat në Spanjë, teksa ka shënuar në fitoren me rezultatin 1-0 të Albacates ndaj Malagas. Në krahun e këtyre të fundit, luanin nga minuta e parë dhe dy lojtarët e tjerë të Kombëtares, Keidi Bare dhe Armando Sadiku.

Trajneri i Albacetes, Ramis, ka ngritur në piedestal figurën e Rei Manajt. Sipas tij, lojtari i Shqipërisë është një sulmues i madh dhe e di gjithmonë se çfarë hapësirash duhet të sulmojë.

“Manaj e di më së miri se çfarë hapësire duhet të ndjeki. Unë flas shumë me të. Ai është një sulmues i madh dhe do të na bashkohet ne. Sot ishte shumë i suksesshëm. Ka arritur të shënoj golin dhe ishte shumë i lumtur, po ashtu si mua”, ka thënë Ramis.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top