You are here
Home > Kombëtarja > Malaga e prezanton shqiptarin si yllin e vetëm, i kërkon tifozët në stadium me Keidi Baren

Malaga e prezanton shqiptarin si yllin e vetëm, i kërkon tifozët në stadium me Keidi Baren

Keidi Bare është shndërruar në një nga futbollistët më të rëndësishëm te skuadrës së Malagas, vetëm brenda pak kohësh. Maratonomaku që nuk lodhet kurrë, pikërisht ky është lojtari i Shqipërisë që i ka mahnitur të gjithë në Spanjë, me përkushtimin që jep për 90 minuta.

Megjithatë kjo nuk ka mjaftuar për skuadrën në fjalë, që rrezikon seriozisht që të mos ngjitet në La Liga për sezonin tjetër, pasi ka marrë shumë rezultate negative. Ndeshja e ardhshme do të jetë ndaj Ovideos dhe mesfushori shqiptar ka premtuar fitoren për tifozët. Ndërkohë vetë Malaga nëpërmjet fjalëve dhe imazhit të Bares, kërkon tifozët në stadium duke premtuar “luftë”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top