You are here
Home > Boks > Majlinda Kelmendi me krenari: Refuzova miliona nga shtete të tjera, për të mbërritur në këtë ditë

Majlinda Kelmendi me krenari: Refuzova miliona nga shtete të tjera, për të mbërritur në këtë ditë

Majlinda Kelmendi është sportistja shqiptare më e njohur në arenën europiane, teksa medaljet dhe titujt e fituara nga ana e saj, janë të shumta.

Sa herë ka një olimpiadë apo aktivitet në sportin e xhudos, Kelmendi ndodhet në majën më të lartë të vlerësimeve, duke qenë gjithmonë te më të mirat. Në një intervistë dhënë së fundmi, sportistja shqiptare, Kelmend ka treguar me krenari se ka refuzuar shumë oferta për të përfaqësuar shtete të ndryshme, për të mbërritur në këtë pikë, ku Kosova është pranuar edhe nga Komiteti Olimpik.

“Jam jashtëzakonisht e lumtur, fakti që kam mundur të bëj diçka për vendin tim më bën të lumtur. Kam refuzuar miliona, kam refuzuar oferta nga shtete të ndryshme vetëm për të qenë këtu dhe për të përjetuar këtë ndjenjë. Jam shumë e lumtur që sot gjendem këtu dhe ndoshta jam protagonistja kryesore për pranimin e KOK në KON”, u shpreh Kelmendi siç raporton “Insporti”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top