You are here
Home > Futboll Bota > Lugano zgjohet nga ëndrra me Sadikun, sulmuesi i Shqipërisë i përket tjetër skuadre

Lugano zgjohet nga ëndrra me Sadikun, sulmuesi i Shqipërisë i përket tjetër skuadre

Jemi ende në një peridhë merkato ku disa nga legjionarët e Kombëtares, në skuadrat e tyre respektive, janë ende në dyshim nëse do të largohen nga ekipet përkatëse apo do të qendrojnë deri në fund të sezonit. Këtu nuk përjashtohej edhe Armando Sadiku, aq shumë i diskutuar për një lëvizje të mundshme.

Pak ditë më parë në zërat e kësaj merkato, u përfol se Lugano ishte e interesuar për sulmuesin elbasanas, të cilin dëshironte ta rikthente sërisht në kampionatin zviceran. Mesa duket ishte thjesht një dëshirë e mbetur në sirtar, pasi u hodhën poshtë këto zëra. Legjionari kuqezi ka hedhur pas dëmtimin e rëndë dhe tashmë është pjesë në planet e ekipit spanjoll, ku me këta të fundit ka një vit që është bërë pjesë. Ndonëse dëmtimi që pësoi e la jashtë fushave të blerta për afro 7 muaj, Sadiku tashmë do të rikthehet më i fortë se kurrë.

Përsa i përket ekipit të Levantes, aktualisht ata gjenden në mesin e tabelës së kampionatit spanjoll, ku objektivi kryesor është që të marrin një vend që t’i dërgojë në kupat e Europës dhe për këtë gjë u duhen edhe shërbimet e Sadikut. Pak ditë më parë, drejtuesit e këtij ekipi u shprehën tepër optimist për rikthimin e sulmuesit shqiptar. Tashmë pritet me padurim që të shohin rendimentin e tij dhe rikthimin në fushat e blerta, për të ndihmuar skuadrën spanjolle për të arritur objektivin. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top