You are here
Home > Bundesliga > Luftëtar që ia dilte edhe në ajër, Abrashi shtang në Gjermani që me ndeshjen e parë

Luftëtar që ia dilte edhe në ajër, Abrashi shtang në Gjermani që me ndeshjen e parë

Amir Abrashi është rikthyer në fushën e lojës pas 10 muajsh mungese për shkak të dëmtimit. Futbollisti shqiptar ka zbritur në takimin ndaj Mainzit, që ishte e vlefshme për një miqësore përgatitore në prag të vazhdimit të Bundesligës.

Vlerësimet kanë ardhur menjëherë nga mediat gjermane, të cilat veçojnë nivelin e lojtarit të Shqipërisë. Sipas “Badische-Zeitugng”, Abrashi bindi që me rastin e parë që iu dha, teksa luajti 63 minuta me Freiburgun.

“Ishte i fortë me “luftën” e tij, madje arriti të fitonte edhe disa duele me kokë. Ishte në gjendje të krijonte disa aksione të bukura me shumë llogjikë. Madje edhe vetë trajneri Streich e ka cilësuar si një performancë të mirë, atë që bëri Abrashi”, shkruhet në median gjermane, ndërsa mungesa e gjatë e mesfushorit shqiptar nuk vihej re në fushë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top