You are here
Home > Kombëtarja U-19 > Luajti edhe me Kosovën, Interi njofton grumbullimin e Krasniqit te Shqipëria

Luajti edhe me Kosovën, Interi njofton grumbullimin e Krasniqit te Shqipëria

Riad Krasniqi është thirrur nga Shqipëria U-19, sa i përket grumbullimit që do të zhvillohet në fundin e këtij muaji. Njoftimi ka ardhur nga vetë faqa zyrtare e Interit, që tregon për bashkimin e këtij sulmuesi me kuqezinjtë.

Lojtari 18-vjeçar është pjesë e Interit U-19, teksa në 24 ndeshje të zhvilluara së fundmi, ka arritur të realizoj 7 gola. Më parë Krasniqi ka qënë pjesë edhe te Kosova U-19, e drejtuar nga Ramiz Krasniqi.

“Riad Krasniqi, sulmuesi ‘Nerazzurro’ i lindur në vitin 2001, është ftuar nga Shqipëria U-19 për grumbullimin që do të mbahet më 27 e 28 qershor në Shqpëri”, shkruhet në faqen e zikaltërve. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top