You are here
Home > Kombëtarja > Luajnë në “San Siro” ndaj Milanit, Gasperini nuk e heq “veton”: Asnjë shqiptar në ekip!

Luajnë në “San Siro” ndaj Milanit, Gasperini nuk e heq “veton”: Asnjë shqiptar në ekip!

Një ndeshje e vështirë do të jetë ajo për Atalantën në fundjavë, ashtu siç edhe nisja e këtij ekipi në kampionatin italian. Një fitore në nisje të kampionatit kundër Frosinones, do të krijonte përshtypjen se gjithçka po shkonte në mënyrën më të mirë për ekipin nga Bergamo, për të mbërritur në tatëpjetën në takimet e mbetura, me një barazim dhe dy humbje.

Sipas asaj që përflitet në mediat italiane, Gasperini do të vazhdojë me formacionin që i besojë edhe në ndeshjen e fundit, në atë transfertë të humbur ndaj SPAL-it. Në këtë takim, ndryshe nga të ato të mëparshmet, nuk ndodhet asnjë futbollistë shqiptar.

Berisha e ka humbur përfundimisht vendin e titullarit dhe në vend të tij është Gollini. Rikthimi i Toloit nga dëmtimi, ka sjellë që edhe Berat Gjimshiti të ulet në pankinë, duke e humbur vendin e titullarit. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top