You are here
Home > Kombëtarja U-19 > Lojtarët shqiptarë po mahnisin në Europë, pas Andreas Ndojit ‘çmenden’ të gjithë

Lojtarët shqiptarë po mahnisin në Europë, pas Andreas Ndojit ‘çmenden’ të gjithë

Jemi mësuar me talente në futbollin europian që fillojnë të shkëlqejnë që në mosha shumë të vogla. Shembuj të pafundmë kemi në Spanjë, Itali, Angli apo së fundmi në Hollandë ku “vogëlushët” e Ajax po dhurojnë mrekullira. Por duket se në periudhën moderne të futbollit edhe Shqipëria do ketë me çfarë të krenohet. Shumë djelmosha shqiptarë në mosha shumë të vogla duket se kanë filluar të bëjnë emër në Europë. Një ndër ta është Andreas Ndoj.

Djaloshi 16-vjeçar me origjinë nga Shkodra, por i lindur dhe rritur në Athinë po merr vëmendjen e shumë personave në Greqi. Ndoji i cili aktivizohet te Olimpiakos është një element shumë i rëndësishëm i bardhekuqve. Shumë i fortë fizikisht dhe me një përdorim topi shumë të mirë, ai së fundmi është shpallur edhe kampion me Olimpiakos. Mesfushori është gjithashtu edhe një element i rëndësishëm i kombëtares sonë U-17. Pavarësisht se i është bërë edhe ftesa nga kombëtarja greke, ai ka refuzuar në vazhdimësi duke qenë i vendosur për të përfaqësuar vetëm vendin e tij të origjinës.

Normalisht që rruga për Ndojin, por edhe shqipëtarët e tjerë te Olimpiakos si Kasemi apo Rroku është shumë e gjatë. Por këta djemë na japin shpresë për një të ardhme të ndritur të kombëtares sonë. Futbollistë të talentuar, por edhe që e duan fanellën e Shqipërisë. Andreas Ndoj është një ndër emrat që po spikat në këto momente ku ka marrë shumë vlerësime dhe shpresojmë që si ai të ketë edhe shumë të tjerë. /Artikull nga Endri Çinari për Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top