You are here
Home > Kombëtarja > Lista e Shqipërisë bëhet publike, debuton Florian Kamberi dhe mbetet jashtë Sokol Cikalleshi

Lista e Shqipërisë bëhet publike, debuton Florian Kamberi dhe mbetet jashtë Sokol Cikalleshi

Shqipëria e ka publikuar listën e saj për dy ndeshjet e radhës kundër Andorrës dhe Francës vetëm pak minuta më parë. Ashtu siç u publikua në ditën e djeshme, Taulant Seferi dhe Myrto Uzuni e kanë marrë një ftesë në minutat e fundit.

Kjo pasi Sokol Cikalleshi është dëmtuar në ndeshjen e djeshme dhe nuk mund të grumbullohej nga kuqezinjtë. Gjithashtu është konfirmuar përfundimisht edhe mungesa e Armando Sadikut. Nga ana tjetër në kohë rekord është siguruar pjesëmarrja e Florian Kamberi në këtë listë.

Sulmuesi i Hibernianit dhe ku është përqendruar e gjithë vëmendja, do të jetë te Shqipëria që në këto dy takime. Një punë rekord për të mbyllur dokumentat e këtij lojtari brenda një kohe të shkurtër është bërë dhe tashmë do të luajë me Andorrën dhe Francën. Një risi tjetër është edhe afrimi i Enis Cokajt në listën e pritjes së Kombëtares A për herë të parë.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top