You are here
Home > Kryefaqja > Lirim Zendeli hedh hapin e madh në “Formula”, shqiptari nënshkruan me skuderinë “Sauber”

Lirim Zendeli hedh hapin e madh në “Formula”, shqiptari nënshkruan me skuderinë “Sauber”

Ndryshe nga rutina e lajmeve me futbollistët shqiptarë, këtë herë kemi të bëjmë me një pilot shqiptar të garave të shpejta. Është pikërisht piloti shqiptar, Lirim Zendeli, që ditën e sotme është konfirmuar zyrtarisht si pjesë e skuderisë Sauber, ku këtë sezon do të garojë në Formula 3. Pikërisht në këtë kategori, kanë konkuruar edhe pilotët më të mëdhenj botëror në moshë të vogël.

Zendeli është vetëm 19 vjeç dhe me origjinë shqiptare, ndërsa më parë ka qënë pjesë e Formula 4. Në karrierën e tij ka mundur të zhvillojë plot 84 gara duke arritur të fitojë plot 13 të tilla dhe të ngjitet 21 herë në podium. Shifra disi tepër të frikshme këto, për një 19 vjeçar si Zendeli.

Në profilin e tij zyrtar të rrjetit social “Instagram”, piloti shqiptar u shpreh se ishte tepër i lumtur që këtë sezon do të garojë në Formula 3, ku më tej falenderon edhe skuderin e Sauber që i dha besimin për të pilotuar me makinën e saj. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top