You are here
Home > Kombëtarja > Lëvizja surprizë e Taulant Seferit nga Young Boys në merkato, e presin me fjalët më të mira

Lëvizja surprizë e Taulant Seferit nga Young Boys në merkato, e presin me fjalët më të mira

Një lëvizje surprizuese erdhi nga Taulant Seferi, duke shkuar në huazim te Xamaxi. Kartoni i futbollistit shqiptar zotërohet nga Young Boysi dhe është në planet e së ardhmes, pasi i është zgjatur kontrata. Krahëhapur e kanë pritur sulmuesin e Shqipërisë drejtuesat e Xamaxit, që do të luajnë sërish në elitën e futbollit zviceran.

“Seferi është një futbollist që i ka treguar kualitetet në ligën e dytë zvicerane. Tani, ai është gati për të hedhur hapin tjetër. Jam krenar që i kemi dhënë mundësinë për të luajtur në elitë”, ka thënë drejtori sportive, Frederic Page.

Ndërkohë fjalë të mira kanë ardhur edhe nga trajneri i Xamax, Joel Magnin: “Seferi është një futbollist i ri që mund të luajë në shumë pozicione të ndryshme të fushës dhe është shumë dinamik. I sjell opsione të shumta edhe lojës sonë sulmuese”, ka thënë Magnin. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top