You are here
Home > Futboll Bota > Letra për Strakoshën të fut mornicat në trup: Bir! Dridhem ende për ty, nuk më harrohen vuajtjet në Greqi

Letra për Strakoshën të fut mornicat në trup: Bir! Dridhem ende për ty, nuk më harrohen vuajtjet në Greqi

Një letër drithëruese është ajo që legjenda e Shqipërisë, Foto Strakosha ka publikuar për djalin e tij, Thomas Strakoshën.

Gardiani i dikurshëm i Kombëtares, ka rrëfyer gjithë vështirësitë e jetës dhe peripecitë për të mbërritur deri në këtë moment. Duke nisur nga kalimi në Greqi kur në vendin tonë ra regjimi, e për të përfunduar në kohën aktuale, ku i biri i tij është shqiptari më i përfolur në arenën europiane të futbollit.

Mes një rrëfimi të gjatë, “Shqiperia.ch” ka përzgjedhur momentet më emocionuese të letrës, e cila është publikuar nga “Athletestories.gr”, por edhe shumë media të tjera greke.

“I dashur Thomas. Kthehem nga ndeshja mes Lacios dhe Romës, ndeshja e radhës që të shoh në stadium dhe po dridhem ende. Nuk e imagjinoja dot se do ndieja më shumë ankth e stres, sesa kur isha vetë futbollist. Do të doja të vihesha në vendin tënd, për të marrë vetëm situatat e vështira, jo ato të lavdisë, ato të përkasin ty bir.

Ashtu siç edhe i thonë në vendin tonë: “Shpërblimin pa e merituar, e merr vetëm nga babai ose nga qeni. Për shkak të krizës që shpërtheu në Shqipëri pas rënies së rregjimit, bashkë me nënën tënde morrëm vendimin që do të na ndryshonte jetën. Lamë pas krahëve atdheun dhe prindërit, rrenjët tonë bir. Jemi nisur pa ditur asgjë, por me shumë shpresë për në Greqi. Janë shumë ditë dhe netë të errëta bir. Ditë dhe netë që nuk harrohen kurrë, por nguliten në shpirt.

Nuk më harrohet ajo natë e errët, e udhëtimit nga kufiri i Kakavijës deri në Janinë. Një natë e gjatë që më janë mbushur sytë me lotë. Folëm edhe me taksistin grek, nuk e harroj kurrë natën në të cliën për herë të parë kam bërë shënjën e kryqit jashtë një kishe ortodokse pa pasur frikë. Kemi qëndruar zgjuar gjithë natës, duke harruar se çfarë kishim humbur. Pashë vëllain tim dhe nuk po i besoja syve se çfarë po ndodhte. Mësova se ai taksisti ishte një tifoz i çmendur futbolli dhe na ndihmoi për të shkuar më tej, në arenën e futbollit. Çfarë mrekullie!

Greqia u bë shtëpia jonë, ndërsa Shqipëria është mëmedheu. U rrite duke më parë mua si idhudhin tënd. O Zot sa i vendosur ishe që në fillim. Që në moshën 10-vjeçare ruaje vete, dietën dhe organizoje jetën për të qenë më i miri në stërvitje.

Tani ke hapur krahët dhe po fluturon biri im. Ke zgjedhur vendin e origjinës të prindërve të tu, për të na respektuar. E di shumë mirë se ti dhe vëllai yt e adhuroni Greqinë. Ne ia dolëm të bënim të mirë biri im. Një pjesë e imja do të jetë gjithmonë aty me tyduke mbrojtur mes shtyllave. Të dua, babai yt”

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top