You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Legjendari i gjithanshëm! U përlesh në fushë me serbët, Cana uron ushtrinë e Kosovës si…ambasador

Legjendari i gjithanshëm! U përlesh në fushë me serbët, Cana uron ushtrinë e Kosovës si…ambasador

Jo më kot quhet si kapiteni legjendar i Shqipërisë, pasi që në momentin kur Lorik Cana ishte pjesë e Kombëtares, të gjithë e dinin se një i dytë si ai, ishte thuajse e pamundur që të vinte. Sepse Loriku ishte i gjithanshëm, nga njëra anë tregonte fytyrën e një “luftëtari që derdh pikën e fundit të gjakut”, e më pas atë një njeriu të lexuar e apasionuar pas librave.

Në natën e Beogradit do të përleshej ndaj serbëve, në atë mbrëmje të paharrueshme dhe historike për shqiptarët. Po flasim për Lorik Canën, që di më shumë 6 gjuhë të huaja. Vetë karriera e tij, duke udhëtuar e jetuar në gjithë vëndet kryesore të Europës, ka sjellë që Cana të ketë njohuri mbi gjuhët europiane.

Pa harruar edhe gjuhën diplomatike, që figura legjendare e Shqipërisë e zotëron më së miri. Në ditën e sotme historike, ku Kosova ka formuar ushtrinë e saj, Cana zgjedh të uroj pikërisht përmes një gjuhë të tillë, si të ishte një ambasador:

Statusi i plotë

“Urime krijimit te Ushtrise se Kosoves, nje e drejte e jona e natyrshme, synim ka paqen, sigurine dhe stabilitetin ne Kosove, rajon dhe me gjere. Kjo ushtri gjithashtu do ti kontribon edhe ruajtjes paqes dhe sigurise ne vende te ndryshme te rajonit dhe botes duke qene ne nje te ardhme te shpejte si pjese e NATO-s.

Urime, urime.

Loriku “

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top