You are here
Home > Kosova > Legjenda e Milanit poshtëron trajnerin e Serbisë: Po qante pas Kosovës, nuk ka të bëj me patriotizmin

Legjenda e Milanit poshtëron trajnerin e Serbisë: Po qante pas Kosovës, nuk ka të bëj me patriotizmin

Dejan Savicevic, është legjenda e Milanit që njëkohësisht drejton edhe Federatën Malazeze të Futbollit. Një rast të pazakontë kaloi kjo figurë e njohur e futbollit, me trajnerin Tumbakovic që bojkotoi pankinën pasi do të luhej me Kosovën.

Më pas do të kalonte te Serbia, si shpërblim për vendimin e marrë. Në intervistën e fundit që ka dhënë Savicevic, ka demaskuar Tumbakovic dhe patriotizmin e tij të rremë. “Nuk bëhesh patriot nëse lajmëron pak para orës 12 se refuzon të jesh në pankinë. Mund ta bënte patriotin që kur e kuptuam se do të kishim në grup Kosovën dhe të thoshte se nuk mund ta drejtonte ekipin. Kjo gjë nuk ka të bëj me patriotizëm. Në atë ndeshje ka qarë thuajse dhe këtë e dinë futbollistët. Iu tha në dhomat e zhveshjes se i kishte tradhëtuar”, ka thënë Savicevic. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top