You are here
Home > Futboll Bota > Legjenda Bufon bëhet “makthi” i portierëve të Shqipërisë, i shpëton vetëm Porto në merkato

Legjenda Bufon bëhet “makthi” i portierëve të Shqipërisë, i shpëton vetëm Porto në merkato

Legjenda italiane e futbollit, Bufon, nuk ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli i luajtur. Më parë u përhap lajmi se futbollisti që ka qënë me PSG-në në sezonin e fundit, do të transferohej te Lacio.

Nëse kjo marrëveshje do të arrihej, atëherë Strakosha nuk do të ishte edhe aq i padiskutueshëm në klubin italian. Emri i Bufonit do të bënte që të paktën në disa takime, të provonte edhe shijen e stolit. Megjithatë mbetet më shumë një spekullim në rastin e Lacios nga mediat italiane.

Këto të fundit, shprehen se një pistë reale mund të jetë Atalanta. Ekipi nga Bergamo do të luajë në “Champions League” sezonin e ardhshëm, me portierin e parë Golinin, që është ende i ri dhe në nivel mesatar. Transferimi i Bufonit te Atalanta, do të përmbyllte përfundimisht largimin e Etrit Berishës. Por mbi legjendën italiane është edhe një pistë e tretë, Porto, që sipas vetë menaxherit të lojtarit është jo pak joshëse, duke ditur historinë e klubit portugez dhe faktin se do të luajë në “Champions League”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top