You are here
Home > Futboll Bota > Lacio është kjo apo…Shqipëria? Igli Tare nuk di të ndalet, merr edhe talentin Florent Shehu

Lacio është kjo apo…Shqipëria? Igli Tare nuk di të ndalet, merr edhe talentin Florent Shehu

Shumë futbollistë me origjinë shqiptare ndodhen te ekipi i parë i Lacios dhe te të rinjtë, falë punës së madhe që vjen në këtë drejtim nga ana e Igli Tares. Drejtori sportiv i kryeqytetasve ka marrë së fundmi edhe sulmuesin shqiptar që luante me të rinjtë e Levantes, Florent Shehu.

Ky është raportimi i fundit që vjen nga “Indeksionline”, ndërsa duhet theksuar se Shehu përfaqëson Zvicrën U-17, megjithëse ka pasur kontakte edhe nga Shqipëria. Kontrata e re që është firmosur ka qënë 3-vjeçare,  ndërsa sulmuesi 17-vjeçar i është bashkuar listës së gjatë.

Valon Berisha, Thomas Strakosha, Riza Durmishi, Serxhio Kalaj, Marko Aliaj dhe së fundmi Anxhelo Ndrecka, janë futbollistët shqiptarë të cilët janë pjesë e Lacios dhe të japin përshtypjen e një Kombëtare të vogël të Shqipërisë, brenda skuadrës së njohur italiane. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top