You are here
Home > Kombëtarja > La ekipin 2 ditë para ndeshjes, Hasi: Ëndrra që të gjithë e ndjejmë, së bashku për fanellën kuqezi

La ekipin 2 ditë para ndeshjes, Hasi: Ëndrra që të gjithë e ndjejmë, së bashku për fanellën kuqezi

Në “Air Albania” do të luhet ditën e nesërme miqësorja e bamirësisë mes legjendave të futbollit të Shqipërisë, Greqisë, Italisë dhe Turqisë. I ftuar për të qenë në fushën e lojës është edhe ish-futbollisti shqiptar, Besnik Hasi, që ka mbërritur ditën e sotme në Tiranë.

Në një prononcim për “Top Channel”, Hasi është shprehur se është një përgjegjësi morale pjesëmarrja në këtë ndeshje dhe një gjë të tillë e kanë kuptuar edhe drejtuesit e Al Raed, që janë treguar mirëkuptues me trajnerin shqiptar edhe pse një ditë pas këtij turneu ekipi do të ketë një ndeshje në kampionat. Gjithashtu Hasi ka shtuar se do të jetë emocionues takimi me lojtarët që dikur kanë luajtur së bashku, ndërsa i pyetur në lidhje me stolin kuqezi ka thënë se me moshën dhe përvojën e duhur do të vijë edhe Kombëtarja.

“Është e moralshme që të jesh këtu. Çdo njeri duhet të ndihmojë në këtë kauzë dhe njerëzit atje ku jam unë e kuptojnë këtë gjë. Edhe pse lash ekipin 2 ditë para ndeshjes vetëm,  kam stafin tim dhe presidenti tha se: E ke te obliguar, nuk ka problem…”

Për herë të parë përfaqësues nga thuajse të gjitha trojet shqiptare në një Kombëtare

“Një ëndërr që të gjithë e ndjejnë por asnjëherë nuk është realizuar, por në këtë mënyrë mund të luajmë bashkë, që të jemi të gjithë së bashku për fanelën kuqezi. Do të më emocionojë takimi me çunat tonë që kemi luajtur bashkë.”

Stoli i Shqipërisë

“Jam mësuar të jem çdo ditë në fushë, akoma kam energji që të jem çdo ditë me çunat dhe t’i stërvis. Por, kur ke moshën e duhur dhe përvojën e duhur do vijë edhe Kombëtarja”, ka thënë Besnik Hasi.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top