You are here
Home > Kryefaqja > Kush e ndalon këtë njeri? Panuçi “fërkon duart”, Taulant Seferi shfrenohet në Zvicër

Kush e ndalon këtë njeri? Panuçi “fërkon duart”, Taulant Seferi shfrenohet në Zvicër

Taulant Seferi është shqiptari më në formë i momentit. Ai ka arritur të shënojë sërish vetëm para pak çastesh me ekipin e tij zviceran të Winterthur, të cilët e kanë mbyllur pjesën me rezultatin 2-0, duke realizuar golin e dytë për skuadrën e tij.

Sulmuesi që është pjesë e ekipit të shpresave të Shqipërisë, po tregon gjithnjë e më shumë se është në gjëndjen fizike më të mirë të tij. Kujtojmë që Seferi është një nga lojtarët më rezultativ në këtë kohë, teksa këtë periudhë ai ka arritur të finalizojë rregullisht jo vetëm për klubin zviceran ku është pjesë, po edhe për Kombëtaren U-21 e drejtuar nga Alban Bushi.

Kjo gjë është një ogur i mirë për Panuçin që mesa duket po i rikthehen lojtarët, ndërsa Taulanti është një nga futbollistët pretendent për t’iu bashkuar Shqipërisë së drejtuar nga italiani. Mesa duket Seferi e ka çështje kohe kalimin e tij tek Kombëtarja, ndërsa në një intervistë për Shqiperia.ch është shprehur se dëshiron të ndjekë hapat e legjendës Lorik Cana. Kjo nuk është vetëm një dëshir, pasi me këtë ritëm që ai po tregon, shumë shpejt do t’i bëhet realitet. /Rexhino-Begolli Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top