You are here
Home > Kryefaqja > Kur t’i shënosh Interi të jep efektin e kundërt, Kryeziun e largojnë përkohësisht nga skuadra

Kur t’i shënosh Interi të jep efektin e kundërt, Kryeziun e largojnë përkohësisht nga skuadra

Goli i shënuar ndaj Interit në miqësore duhej të ishte një ogur i mirë për talentin shqiptar, Leotrim Kryeziu, sa i përket ekipit të Luganos. Skuadra zvicerane do të mundej me rezultatin 1-2 ndaj zikaltërve, ndërsa Kryeziu gjeti rrjetën ndaj ekipit të Kontes.

E kur të gjithë prisnin që të kishte minuta në kampionat për sulmuesin e Kosovës, kjo nuk ka ndodhur. Madje Lugano ka marrë edhe një vendim disi të papritur, duke e dërguar në huazim Kryeziun. Për një vit do të jetë pjesë e Chiassos, që ndodhet në një ligë më poshtë në Zvicër. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top