You are here
Home > Kombëtarja > Kumbulla shkëlqen edhe ndaj Juventusit, por vazhdon edhe traditën e çuditshme

Kumbulla shkëlqen edhe ndaj Juventusit, por vazhdon edhe traditën e çuditshme

Juventusi ka mposhtur 2-1 ekipin e Veronës, në një ndeshje ku titullar ka qenë edhe mbrojtësi shqiptar Marash Kumbulla. Ky i fundit ka bërë një paraqitje mjaft pozitive ndaj bardhezinjve, duke përsëritur edhe një herë atë ndeshje ndaj Milanit.

Por pavarësisht lojës së mirë që ka zhvilluar, Kumbulla vazhdon zakonin e Veronës, duke lënë fushën e lojës pas kartonit të dytë të verdhë në minutën e 94. Fillimisht mbrojtësi shqiptar u ndëshkua në minutën e 16 të takimit, duke qenë pikërisht ai që hapi serinë e kartonëve. Ky është një ves i keq i ekipit të Veronës, që në 4 ndeshje të zhvilluara deri tani në 3 prej tyre e kanë byllur ndeshjen me 10 lojtarë./Sport Ekspres/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top