You are here
Home > Kryefaqja > Krenari/ Në mes të Stambollit, Luiza Gega shpallet si kampione e Ballkanit

Krenari/ Në mes të Stambollit, Luiza Gega shpallet si kampione e Ballkanit

Shqipëria nuk mund të krenohet vetëm me futbollistët, por edhe me peshëngritje, atletikë dhe sporte të tjera. Është pikërisht Luiza Gega ajo që ngre në peshë zemrat e shqiptarëve këtë herë, duke arritur të marrë medalie ari në garat që po zhvillohen në Turqi.

Në baterinë e 3000 metrave, që është mbajtur në Stamboll, në sallat e mbyllura, Gega ka mundur të dalë e para me kohën 8 minuta 54 sekoda dhe 04 të qindat. Në këtë garë, Luiza arriti të shkëputej kundër kundërshtarëve që në startin e garës, duke e “vrarë” disi këtë konkurim dhe duke u shpallur kampione e Ballkanit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top