You are here
Home > Kryefaqja > Kosova është një përrallë e bukur në grupin e “ferrit”, e fal fitoren me Malin e Zi

Kosova është një përrallë e bukur në grupin e “ferrit”, e fal fitoren me Malin e Zi

90’+4′ Mbyllet takimit, Mali i Zi-Kosovë 1-1. Shumë raste të pastra janë shpërdoruar nga futbollistët e Shaland. Në grupin “e ferrit” të gjitha ekipet e tjera ndahen me 1 pikë nga vendi i dytë, përveç Anglisë që ka marrë arratinë.

90′ Përfundon koha e rregullt. Ka 4 minuta shtesë.

79′ Rasti i artë i Rrahmanit pas një goditje me kokë, por topi nuk shkon ngjitur me shtyllën. Të pafat!

69′ Rregulli i pashkruar i futbollit, nëse nuk shënon, do të pësosh. Mungosa ka dërguar topin në rrjetë me kokë, në momentin më të mirë të Kosovës. Mali i Zi-Kosovë 1-1.

64′ Rasti i dytë në dy minuta dhe Kosova nuk i beson syve. Pasimi fantastik i Zhegrovës gjen Alitin, me goditjen që ka shkuar në traversë.

62′ Mundësi e jashtëzakonshme për Zhegrovën. I vetëm përballë portierit ka tentuar të pasojë në zonë, por topi nuk preket nga asnjë prej lojtarëve të Kosovës për ta shtyrë në rrjetë.

55′ Një predhë e vërtetë nga distanca vjen nga Mungosa, por shkon ngjitur me shtyllën e mbrojtur nga Muriq.

50′ Vendasit po vuajnë ndaj Kosovës, me stadiumin e boshatisur. Thirrjet për mbështetje u vijnë nga mbledhësit e topave.

46′ Nis pjesa e dytë.

45’+3′ Përfundon pjesa e parë me golin e Rashicës. Mali i Zi-Kosovë 0-1.

45′ Akordohen tre minuta shtesë.

40′ Pas golit të shënuar nga Kosova, nuk ka shumë për t’u përmenduar. Loja e përqendruar në mesfushë dhe e gjitha kjo në avantazhin e Kosovës.

33′ Dëmtimi i rëndë për Arbër Zenelin. Lë fushën e lojës dhe vendin e tij e merr Edon Zhegrova.

24′ Milot Rashica ka gjetur avantazhin për Kosovën, duke mos gabuar i vetëm përballë portierit. Mali i Zi-Kosovë 0-1.

15′ Lojë e kujdesshme dhe që zhvillohet më së tepërmi në mesfushë.

10′ Rasti i parë i mirë për Kosovën pas gjuajtjes së Zenelit nga goditja e dënimit, por portieri kundërshtar është i vëmendshëm

9′ Fatos Beqiraj konfirmohet se nuk e ka kënduar himnin e Malit të Zi, pas gjithë skandaleve të plasura së fundmi nga krahu kundërshtar.

5′ Rast i mirë për Malin e Zi për të kaluar në avantazh, por Fatos Beqiraj e ka vonuar shumë pasimin.

1′ Nis takimi. Topin e parë e shkelmojnë vendasit.

Mali i Zi-Kosovë 0-0

Minutë pas minute

Kosova do të ndeshet ndaj Malit të Zi, në takimin e vlefshëm për kualifikueset e Europianit. Dardanët do të kërkojnë fitoren në një përballje ku nuk mungon edhe tensioni, pasi trajneri i kundërshtarëve dhe dy lojtarë me origjinë serbe nuk kanë pranuar të dalin në fushë ndaj Kosovës. Shaland ka zgjedhur futbollistët që do të luajnë nga minuta e parë në ndeshjen delikate:

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top