You are here
Home > Kombëtarja > Kosova dhe Shqipëria e kanë kërkuar, Kemal Ademin bën zgjedhjen përfundimtare

Kosova dhe Shqipëria e kanë kërkuar, Kemal Ademin bën zgjedhjen përfundimtare

Zvicra vazhdon të marrë lojtarë shqiptarë në përfaqësuesen e saj, ndërsa i radhës do të jetë Kemal Ademi. Pavarësisht punës së madhe që ka bërë Shqipëria për të marrë këtë sulmues në Kombëtare, nuk është arritur që të përsëritet rasti i Florian Kamberit.

Kjo pasi Ademi është i vendosur që të mbrojë ngjyrat e Zvicrës dhe këtu nuk ka asnjë dyshim të vetëm. Helvetët janë duke vuajtur për një sulmues në formë dhe për këtë arsye hapësira do të jetë e garantuar. Por që Ademi të luajë për këtë përfaqësuese, duhej një konfirmim nga ana e Gjermanisë dhe Kosovës që kanë lidhje me këtë futbollist, që nuk ka luajtur kurrë për ta.

Sigurisht që përgjigja e Gjermanisë me dërgimin e dokumentave konfirmuese të kërkuara ka qenë e menjëhershme, pasi nuk ka asnjë pretendim të vetëm te ky sulmues. Por Kosova e ka vonuar dhe i shton vuajtjen Zvicrës në mbylljen e procedurave, gjithsesi bëhet fjalë vetëm për një shtyrje të kohës, pasi Ademi do të luajë për këtë përfaqësuese.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top