You are here
Home > Kombëtarja > Kosova dhe Shqipëria dëshirojnë Kryeziun, Shaland troket si De Biazi: Pas Zvicrës, na keni ne

Kosova dhe Shqipëria dëshirojnë Kryeziun, Shaland troket si De Biazi: Pas Zvicrës, na keni ne

Shumë polemika, çështje dhe konkurrencë mes vëllezërve, Kosova është një realitet i ri, megjithatë pengu për të qenë së bashku dhe për të luftuar kundër të gjithëve, lë një shije të keqe te tifozët shqiptarë.

Këtë herë dueli është për Mirlind Kryeziun. Mbrojtësi i formuar në Zvicër, ka vëmendjen e vendit në të cilin u formua, Shalandit, por edhe Shqipërisë padyshim, megjithëse duket më larg saj. Trajneri zviceran i Kosovës, duket se po vazhdon rrugën e De Biazit te kuqezinjtë.

Në të njëjtin stil si italiani, si në deklaratat e tij, vendosjen në fushë, por edhe në mënyrën e përzgjedhjes së lojtarëve, Shaland tregon se ka shfaqur interesimin e tij për Kryeziun, duke i treguar lojtarit se pas Zvicrës duhet marrë Kosova në konsideratë.

“Kam folur me presidentin e Federatës së Zvicrës, Peter Gillieron. E kemi gjetur njëri-tjetrin shumë shpejt. Kryeziu (Marlindi) është në listën time, sigurisht.

Unë do të mundohem të bind çdo njeri. Vetëm atëherë kur dikush arrin në përfundimin se nuk do ta provojë me Zvicrën mund të vijë te ne, sigurisht nëse do të luajë për Kosovën, pasi mund të luajë dhe për Shqipërinë. Për mua vlen vetëm një gjë, dëshira e lojtarit”, ka thënë Shaland për “Blick”. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top