You are here
Home > Futboll Bota > Konferenca/ Trajneri i Francës vlerëson Shqipërinë, shpjegon edhe largimet e shumta nga lista

Konferenca/ Trajneri i Francës vlerëson Shqipërinë, shpjegon edhe largimet e shumta nga lista

Një numër të lartë mungesash ka Franca në përballjet e shtatorit, atje ku me Shqipërinë do të luajë pa Lakazete, Martial, Dembele, Rabiot, Kante, Mbape dhe Umtiti.

Trajneri Didier Deshamp i ka arsyetuar pjesën më të madhe të këtyre largimeve te Franca, por pa komentuar më gjatë Lakazeten dhe Martialin. Faktikisht vetëm këta dy futbollistë janë lënë jashtë nga trajneri për vendime personale. Gjithashtu tekniku i Francës ka vlerësuar Shqipërinë:

Ndeshja me Shqipërinë:

“Shqipëria është një kundërshtar që ne e respektojmë. Me gjashtë pikë, ata janë ende në garë. Por ata do të luajnë dy takime të përziera së fundmi. Kanë një organizim specifik, me tre mbrojtës qendror. Është një skuadër që nuk e ke të lehtë për të luajtur, ndërsa në shtëpi, është edhe më e vështirë. Ne do e përgatisim këtë ndeshje me seriozitet dhe përqendrim maksimal”.

Mungesa e Umtiti:

“Nuk e harroj atë që Umtiti ka sjellë në ekip. Ka qënë në një sezon të vështirë dhe tani po rikthehet. Shqetësimet fizike e kanë penguar së tepërmi dhe janë zgjidhur vetëm pjesërisht. Gjithmonë marr vendime të vështira, por sigurohem që të kem llogjikën e pranueshme. Franca po ecën përpara dhe dera është gjithmonë e hapur”.

Mungesa e Mbape

“Mirë pa Mbapen…ne luajmë…me 11 lojtarë. Kilian është Kilian, me karakteristikat e tij. Do të doja që të ishte këtu, ndërsa edhe Kante është i dëmtuar. Fillimi i sezonit ka shumë rrezikshmëri dhe është e vërtetë që nuk kam një tjetër lojtar si Mbape”.

Mungesa e Ousmane Dembele

“Është fakt, nëse shihni numrin e ndeshjeve që ka qënë i dëmtuar dhe që ka humbur për t’i luajtur, janë vërtet kaq shumë. Është një lojtar me talent të jashtëzakonshëm, por kur ke dëmtime të tilla, duhet të kujdesesh më shumë për veten”.

Mungesa e Rabiot

“Të flasësh për 30 minutat e aktivizimit të Rabiot është pak. Zgjodhi që të shkonte te Juventusi, që është një skuadër e madhe. Gjithsesi atje duhet të tregojë se është i aftë, ndërsa konkurrenca është e lartë edhe te Franca”. /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top