You are here
Home > Kombëtarja > Kohët kanë ndryshuar, një futbollist i Shqipërisë futet tek më të mirët edhe në…FIFA 2019

Kohët kanë ndryshuar, një futbollist i Shqipërisë futet tek më të mirët edhe në…FIFA 2019

Për të gjithë adhuruesit shqiptarë të videolojrave sportive, ka njoftime të mira. FIFA 2019 do të dali në treg në versionin e saj të plotë, pas rreth 1 jave dhe çdokush mund ta ketë pjesë të tijën.

Nuk mbaron këtu, për herë të parë pas shumë kohësh pritje, një futbollist i Shqipërisë do të hyjë tek më të mirët në këtë lojë sportive. Kështu, mes 10 portierëve më të mirë në botë të përzgjedhur nga ana e FIFA 2019, duke u bazuar në aftësitë e tyre, renditet edhe Thomas Strakosha.

Më parë ishim mësuar me futbollistë me origjinë shqiptare, të cilët vlerësoheshin shumë edhe nga ana e videolojrave, por tashmë kemi një futbollist të kombëtares shqiptare mes më të mirëve.

Portierët më të mirë sipas FIFA 2019

  1. Samir Handanovič
    2. Wojciech Szczęsny
    3. Mattia Perin
    4. Pepe Reina
    5. Salvatore Sirigu
    6. Andrea Consigli
    7. Gianluigi Donnarumma
    8. Stefano Sorrentino
    9. Antonio Mirante
    10. Thomas Strakosha

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top