You are here
Home > Kombëtarja > Klaus Gjasula bëhet lojtari i dytë në histori të Bundesligës, nuk e fsheh dot anën “shqiptare”

Klaus Gjasula bëhet lojtari i dytë në histori të Bundesligës, nuk e fsheh dot anën “shqiptare”

Paderborni i Klaus Gjasulës ka marrë një tjetër fitore të rëndësishme në Bundesligë, teksa ka mundur me rezultatin 0-2 Freiburgun. Nga minuta e parë e ka nisur edhe mesfushori i Shqipërisë te Paderborni, që është zëvendësuar në minutën e 75. Pas këtij triumfi kjo skuadër ngjitet me pikët dhe ka më shumë shpresa për të mbijetuar në elitën e futbollit të Gjermanisë.

Po ashtu si edhe gjithmonë, Klaus Gjasula nuk mund të qendronte pa treguar anën e tij “shqiptare”. Shumë gjaknxehtë në fushën e lojës ky futbollist, duke u ndëshkuar që në minutën e 18 me karton të verdhë. Ky ishte kartoni i tij i 10 i verdhë në 18 ndeshjet e zhvilluara deri tani në Bundesligë. E thënë ndryshe, Gjasula është lojtari i dytë në histori që ka më tepër kartona, pas ish-lojtarit të Uerdingen, Helmut Ranher

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top