You are here
Home > Kombëtarja > Katër gola në pesë minutat e fundit, Mavraj fiton penallti dhe Basha kapiten në çmendurinë greke

Katër gola në pesë minutat e fundit, Mavraj fiton penallti dhe Basha kapiten në çmendurinë greke

Një ndeshje krejtësisht jashtë llogjikës është ajo e sapo mbyllur në Greqi, teksa Atromitos ka përfunduar me rezultatin 4-2 ndaj Arisit. Jo pak, por katër gola janë shënuar në pesë minutat e fundit të takimit.

Kështu, të dyja ekipet kanë arritur të shënojnë përkatësisht nga dy gola, teksa pritej mbyllja e takimit. Protagonist është kthyer edhe kapiteni i Shqipërisë, Mërgim Mavraj. Pasi në disa takime ka qenë në pankinë, mbrojtësi shqiptar është aktivizuar si titullar ndaj Atromitos.

Madje duke arritur të fitojë edhe një penallti në minutën e 56, pas një kontakti në zonë me futbollistët kundërshtar, teksa ekzekutohej goditja e këndit. Do të ishte Younes që do të merrte përsipër ekzekutimin e penalltisë, duke e gabuar atë dhe duke vendosur në një farë mënyrë fatin e takimit. Migjen Basha ka luajtur për 76 minuta, duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit te Arisi. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top