You are here
Home > Formula 1 > Karma/ Ngjarja që nuk duhet humbur në “Formula 1”, fati që luan me Lekler dhe Verstapen

Karma/ Ngjarja që nuk duhet humbur në “Formula 1”, fati që luan me Lekler dhe Verstapen

Verstapen ka arritur të fitojë në garën dhe pistën e Austrisë, duke dhuruar një spektakël të vërtetë. Pas një starti skandaloz të këtij piloti, në xhirot e fundit do të parakonte tre vendet e para, për t’ia dalë edhe këtë herë.

Në duelin me Lekler për vendin e parë, pati edhe një incident. Në tentativën për parakalim të Verstapen, do të kishte edhe një kontakt të kërkuar më shumë nga Lekler, që e nxori këtë të fundit më shumë jashtë pistës.

Flasim për dy pilotë të rinjë, që janë edhe e ardhmja e garantuar e “Formula 1”. Në fundin e garës, Lekler do e quante një turpërim dhe padrejtësi të gjithën këtë që ndodhi, ndërsa Verstapen do të shprehej: “Prandaj jemi në “Formula 1, asgjë serioze”.

Disi ironike dhe karma që rikthehet, pasi e njëjta histori do të ndodhte edhe disa vite më parë mes këtyre dy pilotëve, vetëm se me role të ndryshme. Lekleri do ia merrte vendin e parë Verstapenit duke e devijuar nga pista.

“Ishte thjeshtë e padrejtë. Unë po kryesoja, ai më shtyti makinën, ia bëra dhe unë të njëjtën gjë dhe pastaj më nxori nga pista. Ishte e padrejtë”, do të shprehej Verstapen. Ndërsa reagimi i Lekler do të ishte i shkurtër: “Asgjë, ishte vetëm një incident”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top