You are here
Home > Bundesliga > Kamer Krasniqit dhe ëndrra e tij e madhe për Kosovën: Unë dhe Rashica vijmë nga Vushtrria

Kamer Krasniqit dhe ëndrra e tij e madhe për Kosovën: Unë dhe Rashica vijmë nga Vushtrria

Kamer Krasniqi për ndokënd mund të jetë një emër i padëgjuar më parë. Mesfushori shqiptar ka qenë pjesë e të rinjëve të Kosovës U21. Ndërsa sot Krasniqi aktivizohet në Ligën e Regjonit Verior, ose siç njihet ndryshe si liga e katërt gjermane, me skuadrën e Rehden. Me Kosovën U21 mesfushori ka luajtur tetë ndeshje në 2017 dhe 2018 në kualifikimin e Kampionatit Evropian, prej tyre dy herë kundër të rinjëve të Gjermanisë.

Së fundmi Kamberi shpreh dëshirën e e madhe për të qenë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës. Një motivim më tepër për 23 vjeçarin është dhe prezenca e Milot Rashicës tek dardanët. Në një deklaratë dhënë së fundmi për mediat gjermane jep edhe detajet mbi njohjen e tij me Rashicën dhe atë midis familjeve.

“I gjithë vendi është krenarë për ekipin(Kosovën). Këtu pranë në Gjermani kam Rashicën. Prindërit e të cilit në 1988 (babai) dhe 1994 (nëna) erdhën në Gjermani dhe u takuan atje, dikur u takuan në Kosovë. Rashica pati një kurs trajnimi me ekipin A, ndërsa unë me U21. Ne të dy i kemi rrënjët tona në qytetin e Vushtrrisë. Miloti u rrit atje me kushërinjtë e mi” – ka thënë Kamer Krasniqi./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top