You are here
Home > Kombëtarja > Kamberi i jashtëzakonshëm në Skoci, 2 asist për 17 minuta dhe e presim te Shqipëria (VIDEO)

Kamberi i jashtëzakonshëm në Skoci, 2 asist për 17 minuta dhe e presim te Shqipëria (VIDEO)

Florian Kamberi pritet të jetë emri i ri debutues që do të shfaqet në listën e Shqipërisë e cila do të publikohet në ditën e nesërme. Një sulmues me potencial të jashtëzakonshëm që siç e kemi përmendur edhe më herët, ku nuk arrin vetëm të shënojë, por ka aftësi të mira të driblimit dhe të shërbimit.

Në elitën e Skocisë po kthehet vendimtar në përballjen mes St Johnstone dhe Hibernian që është në shifrat 0-2. Në minutën e 7 të takimit ka dhuruar asistin e parë për sulmuesin tjetër Doidge, që arriti të dërgojë topin në rrjetë. Ndërkohë pas vetëm 10 minutash ishte i njëjti bashkëpunim që solli edhe golin e dytë të Hibernianit.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top