You are here
Home > Kombëtarja > “Kam oferta nga Spanja dhe Polonia”, Çekiçi tregon për merkaton e janarit

“Kam oferta nga Spanja dhe Polonia”, Çekiçi tregon për merkaton e janarit

Endri Çekiçi është duke kaluar një formë fantastike te Olimpik Ljubjana. Jo vetëm gola të shënuar, por kur sulmuesi shqiptar e tund rrjetën, flitet për kryevepra. Kjo nuk ka kaluar pa marrë vëmendjen e ekipeve të tjera që janë interesuar për shërbimet e këtij lojtari.

Kështu sipas asaj që pohon vetë Çekiçi për “Zona Gol”, ofertat kanë mbërritur nga Spanja dhe Polonia, megjithëse ende nuk zbulohen emrat e tyre. Gjithashtu shtohet se transferimi mund të mbyllet në janar.

“Kam oferta nga klube spanjolle dhe polake, në merkaton e janarit mund të bëj transferimin. Përsa i përket Kombëtares, nuk kam biseduar me Rejën, por lumturohem që isha në listën e pritjes”, ka thënë Çekiçi.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top