You are here
Home > Kombëtarja > Kabashi mirëpret Rei Manajn me shqiponjë te Barcelona B: Mirëserdhe vëlla

Kabashi mirëpret Rei Manajn me shqiponjë te Barcelona B: Mirëserdhe vëlla

Rei Manaj do të luajë te Barcelona B, ndërsa pavarësisht se nuk ka ardhur ende zyrtarizimi, është mbyllur marrëveshja me drejtuesit e katalanasve. Atje sulmuesi shqiptar do të gjejë edhe një tjetër futbollist bashkëkombas, Labinot Kabashin.

Futbollisti 19-vjeçar është një prodhim i akademisë së Barcelonës dhe prej kohësh cilësohet si një prej talenteve më premtues. Megjithatë dëmtimet e shumta e kanë pënguar karrierën e tij, por mbetet ende në kohë për të bërë shpërthimin e madh.

Ndërkohë mbërritja e Manajt te Barcelona B nuk do të jetë shumë e vështirë për sulmuesin sa i përket ambientimit, pasi do të ketë edhe Kabashin që do e ndihmojë në këtë drejtim. Së fundmi ka postuar një foto në rrjetet sociale duke bërë shqiponjën për t’i uruar mirëseardhjen.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top