You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Ka udhëtim të veçantë në të gjithë vendin, Shqipëria i kërkon talentet në tokën e saj

Ka udhëtim të veçantë në të gjithë vendin, Shqipëria i kërkon talentet në tokën e saj

Këtë periudhë ndoshta asnjë nuk e ka vëmëndjen tek Kombëtarja, pasi ndeshjet e kuqezinjve për këtë vitin 2018 përfunduan. Ndoshta çdo sportëdashës është zhgënjyer me rezultatet e kuqezinjve gjatë këtij viti, por nuk duhet harruar fakti që Shqipëria në këtë periudhë po kalon një tranzicion.

Pikërisht nga kjo gjë, ditën e sotme kanë filluar seleksionimet për Kombëtaret e moshave, duke parë të gjithë lojtarët e rinj të akademive të ndryshme, për të qënë pjesë e grupmoshave të kuqezinjve. Ditët në vijim do të kryhen këto testime në qytete të ndryshme të Shqipërisë, ku këtë gjë do ta bëj veçanërisht, Alban Bushi, që është trajneri i Kombëtares U-21.

Në një deklaratë në faqen zyrtare të Federatës Shqiptare të Futbollit, është bërë me dije i gjithë intenerari i këtyre vëzhgimeve dhe emrat e qyteteve ku do të fokusohen. Një gjë është e rëndësishme, se në grupmoshat e kuqezinjëve janë gjithmonë e më shumë prurje të reja që në një ditë do të jenë e ardhmja e kombëtares së Shqipërisë.

“Federata Shqiptare e Futbolli ka filluar ditën e sotme seleksionimet për ekipet kombëtare të moshave, për të parë nga afër të gjithë kandidatët për Kombëtaret U-15, U-17 dhe U-19. Seleksionimet do të zhvillohen në 6 Rajone të Shqipërisë ku ndodhen Zyrat Rajonale të FSHF, Tiranë, Durrës, Elbasan, Shkodër, Fier dhe Korçë, si edhe në Itali e Greqi.

Drejtori Teknik Dzemal Mustedanagic i shoqëruar nga trajneri i ekipit Kombëtar U-21 Alban Bushi, Sulejman Mema, specialist i ekipeve kombëtare, Nevil Dede, trajneri i ekipit Kombëtar të femrave U-19, poashtu nga trajneri i ekipit Kombëtar të femrave U-17, Armand Dama si edhe specialisti i sektorit të ekipeve kombëtare Denis Lilo. Të gjithë ishin të pranishëm në qytetin e Fierit ku kanë vëzhguar nga afër 120 futbollistë të datëlindjeve 2001-2005/2006. Ndeshjet u zhvilluan në aneksin e stadiumit “Loni Papuçiu”. Me këtë seleksionim do të përzgjidhen lojtarët për ekipet kombëtare rajonale, proces që do të vazhdojë në 5 rajonet e tjera.

Sektori i ekipeve Kombëtare në FSHF pasi të ketë përfunduar seleksionimet brenda Shqipërisë do të ndjekë nga afër edhe të rinjtë shqiptarë në Itali dhe Greqi, për të përzgjedhur elementët më cilësorë”, ishte njoftimi i FSHF. /Rexhino Begolli –Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top