You are here
Home > Futboll Bota > Ka luajtur me Greqinë dhe shënoi në debutim në Holandë,Vrushaj: Vij nga Shqipëria!

Ka luajtur me Greqinë dhe shënoi në debutim në Holandë,Vrushaj: Vij nga Shqipëria!

Futbollisti më i ri nga shqiptarët që ka bërë jehonë dhe duhet të mbahet shënim, është Marius Vrushaj. Aktualisht pjesë e Willem II, lojtari në fjalë ka bërë një debutim ëndërrash. Në takimin ndaj Nac Bredas, Vrushaj e ka gjetur menjëherë rrjetën që me ndeshjen e parë, duke shënuar në minutat e fundit.

Shumë të lumtur në Holandë, janë duke parë me kujdes çdo të dhënë të këtij lojtari. Ngatërresa e parë nisi menjëherë, pasi askush nuk e priste një afirmim kaq të shpejtë të këtij sulmuesi, pas ardhjes nga Olimpiakosi.

Mbiemri! Në fanellë shkruhet Vrousai, pasi lojtari 20-vjeçar ka luajtur më parë me moshat e Greqisë, megjithëse gjasat janë që të zgjedh Shqipërinë. Në Holandë e thirrën “Broesai”, me shkronjën B. Në lidhje me këtë histori, ka qenë vetë Vrushaj që e ka shpjeguar për mediat brenda klubit të Willem II, që luan në elitën e “Eredivisie”.

“Unë kam një emër dhe mbiemër shqiptar. Me shtetësi greke, por unë kam lindur në Shqipëri, andej nga më vijnë edhe prindërit. Kur isha tre vjeç, shkuam në Greqi. Gjithashtu më duhet të mësoj gjuhën holandeze. Kam kaq pak kohë këtu, aqsa nuk di asnjë fjalë të vetme. Javën tjetër është projektuar edhe kursi im i parë të mësuar edhe gjuhën”, u shpreh Vrushaj që jep shpresa për një bashkim me Kombëtaren. /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top