You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Jo vetëm vëllai i Astrit Hajdarit, sulmuesi i Marsejës B i largohet kuqezinjve të vegjël

Jo vetëm vëllai i Astrit Hajdarit, sulmuesi i Marsejës B i largohet kuqezinjve të vegjël

Alfred Hajdari, vëllai i Astrit Hajdarit, njeriut që pas zgjedhjes së Shqipërisë po kalon një sërë përipecish te AEK-u, si një leksion i prapambetur i shtetit fqinj për lojtarët që zgjedhin Kombëtaren tonë, ka vendosur për Kosovën.

Ai i është larguar Shqipërisë, për t’iu bashkuar Kosovës U-21. Por ky nuk ishte i vetmi rast. Nëse shohim listën e dardanëve të vegjël, atëherë dallojmë edhe një tjetër futbollist të marrë nga kuqezinjtë, këtë herë nga U-19.

Bëhet fjalë për sulmuesin që provoi aftësitë me Marsejën B, 20-vjeçarin, Gent Dinaj. Ashtu si edhe Alfredi, futbollisti i lindur në Pejë ka vendosur t’i bashkohet organikës që drejtohet nga Prekazi. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top