You are here
Home > Kombëtarja > Jo vetëm Reja, te Shqipëria vjen si ndihmës-trajner edhe “makthi” i Juventus

Jo vetëm Reja, te Shqipëria vjen si ndihmës-trajner edhe “makthi” i Juventus

Kombëtarja shqiptare e ka mësuar trajnerin e ri, megjithëse jo në rrugë zyrtare. E gjitha kjo do të vonojë edhe pak orë, por e rëndësishme është fakti që Reja do të marrë drejtimin e kuqezinjve, ashtu siç edhe pritej më parë.

Por Reja nuk do të vijë i vetëm, pasi do të marrë si ndihmës trajner edhe një emër të njohur në futbollin italian. Sipas asaj që raporton “Gianluca Di Marzio”, bëhet fjalë për Aleksandro Kalorin.  Ky i fundit fillimisht duhet të heq dorë nga Ternana, pasi është ende në kontratë me të.

Për t’u ndalur te emri i tij, nga një kërkim i lehtë në internet kuptohet lehtësisht edhe zhurma më e madhe që ka bërë Kalori në Itali. Bëhej fjalë për titullin në vitet 1999-2000, teksa luante me ekipin e Peruxhias. Në ndeshjen e fundit të Serisë A, Kalori do të shënonte golin e vetëm në atë përballje ndaj Juventusit, që përfundoi 1-0, e në këtë mënyrë titulli u shpëtua nga duart e bardhezinjve për t’i kaluar Lacios. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top