You are here
Home > Kombëtarja > “JO” modele flokësh dhe ulërima, Burim Kukeli la gjurmë në futbollin e Shqipërisë

“JO” modele flokësh dhe ulërima, Burim Kukeli la gjurmë në futbollin e Shqipërisë

Të hënën nis në Shqipëri viti i ri shkollor. Nëse Burimit nga Gjakova do i vishje një këmishë të bardhë, pak do dallonte nga djemtë e tjerë që do paraqiten në mësim në pritje të marrjes së njohurive të reja. Jo për shkak të moshës, pasi tani është 35 vjeç (31 të jetuara në Zvicër), por për atë prezantimin gjithmonë të rregullt, të qetë dhe me një model flokësh që duket i pandryshueshëm si në konferencë shtypi ashtu edhe kur mbron portën e kombëtares në një ndeshje Kampionati Europian.

Burimi mbiemrin e ka Kukeli dhe për herë të parë në radhët e kuqezinvje u thirr nga trajneri De Biasi. U bë shpejt pjesë e rëndësishme e ekipit me qetësinë, zgjuarsinë taktike dhe sot pas shumë dëmtimesh të mundimshme i numëron 27 ndeshje me fanellën e Shqipërisë veshur.

Burim Kukeli nuk shënon shpesh, për të mos thënë fare se ashtu i biem në qafë. Nuk është nga ata lojtarë që bien në sy me grintë dhe ulërima e megjithatë ka hyrë në zemrat e shumë tifozëve shqiptarë. Ndoshta që pas asaj dite kur iu desh të zëvendësonte kapitenin dhe simbolin e ekipit që u ndëshkua me të kuqe dhe Burimit iu caktua detyra e qendërmbrojtësit. Në të parën ndeshje që Shqipëria luante në një europian, për 53 minuta plus shtesat me një lojtar më pak, Burim Kukeli me qetësi dhe në sintoni me shokët e skuadrës arriti të mbante jashtë rrezikut portën tonë. Luhej kundër Zvicrës e që nga ajo pasdite qershori konsiderata për Kukelin ndër tifozë është rritur ndjeshëm.

Sot luan me Kriens në ligën e dytë zviceriane e nuk është më pjesë e kombëtares e megjithatë sa herë një mesfushor qëndre afrohet në kombëtare një krahasim me Kukelin asnjëherë nuk kursehet nga media apo tifozeria. Burim Kukeli, me pak fjalë e aspak bujë, ka lënë gjurmë në futbollin tonë…/Pjesa e tretë/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top