You are here
Home > Bundesliga > Jo më kot të fiksuar me modelin gjerman, falë tij Rashica arrin rekordin e 9 viteve te Werderi

Jo më kot të fiksuar me modelin gjerman, falë tij Rashica arrin rekordin e 9 viteve te Werderi

Shqiptarët kanë një dashuri të madhe për Gjermaninë dhe modelin që praktikohet në këtë vend. Jo më kot, pasi flasim për një shembull të vërtetë.

Një njeri me potencial të madh gjithmonë nuhatet lehtë, pavarësisht se mund të ndodhet në një moment të vështirë. Nëse rëndomtë i vendoset fshesa në vende të ndryshme europiane, kjo gjë nuk ndodh në Gjermani.

Shembulli konkret është Milot Rashica. Përpara janarit ishte gjithçka për t’u harruar nga futbollisti shqiptar, që për shkak të lëndimeve nuk po arrinte të gjente më të mirën te Werderi. Madje disa raste të pastra do të humbte në dy takime rradhazi para se të hapej merkato e janarit. Sigurisht, për gabime njerëzore flasim, megjithëse në shumë ambiente të tjera sportive do të ishte larguar në janar.

Trajneri Kohfeld as që e mendoj një gjë të tillë, duke ditur gjithë vlerat e tij. Ai i besoi  gjithmonë Rashicës dhe ky i fundit ia shpërbleu në mënyrën më të mirë. Tifozëve u tha të kishin durim për sulmuesin shqiptar, ndërsa tani Rashica ka arritur të shënoj 4 gola në 5 ndeshjet e zhvilluara për vitin 2019. Më shumë se kaq nuk kishte se çfarë të bënte lojtari shqiptar, që kap një statistikë që mungonte që prej 9 vitesh te Werderi. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top