You are here
Home > Kombëtarja > Jo më kot i zgjodhi holandezët, Zeka fiton nga stoli dhe sheh Europën

Jo më kot i zgjodhi holandezët, Zeka fiton nga stoli dhe sheh Europën

Fortuna Sittard është një nga ekipet më surprizë në kampionatin hollandez, pasi deri në këtë moment të sezonit ata e shohin veten si pretendentët kryesor për një vend në kupat e Europes. Ky ekip ditën e sotme arriti të mposhtë në shtëpi skuadrën e Ekscelsiorit me rezultatin e thellë 4-1, ku me këtë fitore e sheh veten në mesin e tabelës së renditjes.

Por pse po sjellim pikërisht këtë klub në qendër të vëmendjes? Fortuna Sittard është edhe kubi i ri i lojtarit të Kombëtares U-21, Agim Zeka. Ky i fundit iu bashkua hollandezëve gjatë merkatos së janarit, por ende nuk ka mundur të bëjë debutimin e tij të parë. Kjo për arsyen sepse ecuria e këtij klubi kohët e fundit, është mjaft pozitive dhe ndoshta nuk i është dashur “ndihma” e lojtarëve të rinj. Kujtojmë që në momentin e transferimit të Zekës, drejtuesit e Fortunës e cilësuan si një blerje me potencial tepër të madh dhe shqiptari shihet si e ardhmja e ofensivës së skuadrës.

Ende nuk dihet se kur do të jetë dita e debutimit të tij, por një gjë është e sigurt, që Zeka javë pas jave po përgatitet për të treguar potencialin e tij në Hollandë, një kampionat ky që mund ta themi që ka qënë një “ogur” i mirë për lojtarët shqiptarë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top