You are here
Home > Futboll Bota > Jetë që nuk vlejnë njësoj/ Trupin e pilotit ia falin ujit, familja e Ibbotson: Na e ktheni në shtëpi!

Jetë që nuk vlejnë njësoj/ Trupin e pilotit ia falin ujit, familja e Ibbotson: Na e ktheni në shtëpi!

Ajo çka i ndodhi futbollistit argjentinas, Emiliano Sala, është një tragjedi e cila ka prekur të gjithë botën e futbollit. Prej disa javësh ai rezultonte i zhdukur së bashku me pilotin e avionit të tij, teksa po udhëtonin nga Franca për në qytetin e Kardifit, atje ku do t’i bashkohej kësaj skuadre.

Tashmë është identifikuar edhe trupi që gjendej brenda avionit të gjetur në fund të detit, i cili ishte pikërisht i futbollistit. Pas publikimit të këtij lajmi kjo çështje ka marrë fund, duke harruar që ndodhej dhe piloti i tij, Ibottson, në bordin e avionit, por që trupi i tij ende nuk është gjetur. Ende nuk ka ndonjë infromacion zyrtar për të ditur nëse kërkimet për të do të vazhdojnë apo jo, duke marrë parasysh faktin se kërkimet e rinisura ishin nga familja e Emiliano Sala dhe u financuan edhe nga sportistë të ndryshëm.

Por ajo që është për të ardhur keq, është fakti se pak prej mediave të njohura e prestigjoze kanë kujtuar të zbulojnë më tepër rreth asaj që po ndodhë me kërkimin rreth Ibottson, ndërsa familja e këtij të fundit pret me padurim që të gjendet trupi i pilotit në fjalë. Por paratë në këtë rast janë ato që bëjnë diferencën, ndërsa një trup do të gjendet nën tokë, e një tjetër do t’i falet ujit.

Ndërkohë që vajza e pilotit në fjalë, ka kërkuar ndihmë financiare që të vazhdojnë kërkimet për të gjetur edhe trupin e Ibotson: “Ju lutemi na ndihmoni që ta sjellim në shtëpi dhe t’i japim përcjelljen që meriton. Ne po mbështetemi në mirësinë e njerëzve me zemër të mirë, për të na ndihmuar me fonde që të gjejmë babanë, burrin dhe birin tonë të dashur. Të thuhet se kërkimi është zhvendosur, e ka bërë këtë kohë edhe më tragjike. Ne nuk duam të jemi me mendjen se babai gjendet i vetëm, por e duam në shtëpi që të pushoj i qetë. Çdo donacion do të vlerësohej shumë”, thuhet në reagimin e familjarëve të pilotit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top