You are here
Home > Kombëtarja > “Janë akoma të rinjë”, Sadiku flet për takimin tipik shqiptar mes Bare-Manaj

“Janë akoma të rinjë”, Sadiku flet për takimin tipik shqiptar mes Bare-Manaj

Armando Sadiku është duke u aktivizuar dhe ka fituar minutat e duhura te Malaga, madje edhe duke gjetur rrjetën. Sulmuesi shqiptar ka treguar edhe disa prapaskena në lidhje me ofertën që mbërriti në merkaton e verës.

Kështu, Sadiku është shprehur për “Supersport” se ka pasur direkt një telefonatë nga trajneri i skuadrës spanjolle, duke marrë vlerësimin më të lartë. Gjithashtu lojtari i Kombëtares ka komentuar edhe atë përshëndetje tipike shqiptare mes Keidi Bares dhe Rei Manajt, me disa fjalë që nuk tingëllojnë edhe shumë bukur nga jashtë.

“Dëshira ishte e madhe të shkoja diku ku të luaja, që të isha në elitë. Por duke parë emrin e madh të Malagas, që gjithmonë ka qenë në La Liga, nuk ngurrova ta pranoja ofertën.
Që kur erdhi oferta më tha trajneri se është prestigj që të kesh një lojtar si ty te Malaga. Më kanë pritur shumë mirë dhe kanë rritur vetbesimin tim. Kështu ti bëhesh edhe me krahë.

Tani dua të kthehem në Kombëtare dhe të shënoj gol. Sokol Cikalleshi dhe Rey Manaj bënë mirë me Islandën, por nuk e quaj konkurrencë. Unë isha sulmuesi i 5 para Europianit dhe shkova duke luajtur 3 ndeshje për 90 minuta.

Përshendetja mes Bares dhe Manajt? Ata janë akoma të rinjë, nuk i kuptojnë disa gjëra, janë ende të rinjë”, ka thënë duke qeshur Sadiku.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top